Ekonomia Online
FUNDIT

Banka Botërore mbështet ATK-në për rritjen ekonomike

Banka Botërore mbështet ATK-në për rritjen ekonomike

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri priti në takim përfaqësuesin e Bankës Botërore Olasupo Olusi me ekipin e tij. Sipas njoftimit për media, ky takim është zhvilluar me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në mes ATK-së dhe institucioneve ndërkombëtare. Në këtë takim u diskutua për mundësinë e mbështetjes së ATK-së, në aspektin profesional […]

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri priti në takim përfaqësuesin e Bankës Botërore Olasupo Olusi me ekipin e tij.

Sipas njoftimit për media, ky takim është zhvilluar me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në mes ATK-së dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e mbështetjes së ATK-së, në aspektin profesional duke ofruar mbështetjen në fuqizimin e njësive të reja, në funksion të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë.

“Posaçërisht, me interes të veçantë është mbështetja për Njësinë e Transferit të Çmimeve, marrëveshja për eliminimi e tatimit të dyfishtë, si dhe zhvillimet strategjike me zhvillimin e studimeve në mbështetje të të dhënave, për të hyrat tatimore në sektor të caktuar dhe trendët e tyre rritëse”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i Bankës Botërorë Olusi ka shprehur gatishmëri për realizimin e një studimi- raporti për produktivitetin e bizneseve dhe monitorimin e indikatorëve, të cilët ndikojnë në rritjen ekonomike.

atk-11

Të ngjashme