Banka Societe Generale do të emetoj 100 milionë euro obligacione në vlerë të kriptovalutave

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Banka franceze Societe Generale ka lansuar pilot projektin për emetimin e obligacioneve më anë të teknologjisë blockchain dhe pritet t’i lëshoj në qarkullim 100 milionë euro në vlerë të kriptovalutave.

Sipas kompanisë, ky produkt do të krijoj një standard të ri për emetimet dhe tregtinë e bonove të tregut sekondar dhe ul koston dhe numrin e ndërmjetësve në transaksion.

Në muajin shtator të 2018-së, Societe Generale u bë një nga organizatat kryesore financiare që filluan një platformë të re me bazë blockchain për financimin e tregtimit të mallrave. Banka ka për qëllim të dixhitalizojë proceset e financimit të tregtisë dhe mallrave përmes një platforme të hapur të bazuar në blockchain.

Ndërsa në muajin prill 2019, banka private Kleinwort Hambros, e cila është në pronësi të Societe Generale, nisi një shkëmbim tregtar të përbërë nga kompani të lidhura me blockchain.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme