Bankat i kanë marrë 400 milionë euro të kosovarëve dhe degdisur jashtë

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 19:55 | Nga Viktor Buzhala

Bankat kosovare kanë dërguar në një mënyrë a tjetër mbi 400 milionë euro jashtë shtetit.

Ato, në vend me iu dhanë kredi bizneseve kosovare, janë duke iu dhanë kredi bankave e bizneseve të Europës.

Pra, po i marrin paret tona e po i degdisin jashtë, duke i rrezikuar ato në një treg ku nuk i kontrollon askush, pra as Banka Qendrore e Kosovës.

Kështu, pos që varfërohet Kosova, rrezikohen direkt edhe depozitat tona në banka. E për ato depozita nuk po paguajnë thuajse asgjë.

Pra, po i marrin paret tona qyl e po i investojnë dikah tjetër, duke ia tërhequr paret një vendi që ka nevojë jetike per to.

Të ngjashme