Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, Banka Qendrore e Kosovës ka organizuar ligjëratë me bankierët e rinj nga Banka Private e Biznesit (BpB), raporton Ekonomia Online.
Nexhat Miftari, shef i kabinetit të Guvernatorit të BQK-së, ka informuar bankierët rreth Bankës Qendrore të Kosovës.
“BQK është themeluar në 1999. Këtë vit ka përvjetorin e 20-të. Në atë kohë ka qenë BPK. BQK është institucion i pavarur. Bordi i BQK-së përbëhet prej 5 anëtarëve, 4 prej tyre janë jo ekzekutivë. Bordi i BQK-së bënë aprovimin e rregulloreve dhe mbikëqyr guvernatorin. Misioni i BQK-së është të ruaj stabilitetit financiar të ofroj këshilla qeverisë dhe subjekteve tjera të kontribuoj ne zhvillimin afatgjatë në treg”, tha Miftari.
Ai tha se Kosova nuk është e përfshirë në dizajnimin dhe shtypjen e parasë, kjo sipas tij, ka bërë që BQK-ja të koncentrohet në stabilitet financiar.
“Ne përdorim euron nuk jemi të përfshirë në dizajnim shtypjen dhe prerjen. Si Bankë Qendrore më mirë që e kemi euron jemi stabil nuk i rrezikohemi këmbimit. Ne si BQK pasi nuk shtypim, prejmë, dizajnojmë, jemi koncentruar më shumë në stabilitet financiar. Me pas valutën tonë ka të mira dhe të këqija. Ne nuk mendojmë me filluar me shtyp apo me e krijuar parën tonë”, u shpreh Miftari, raporton Ekonomia Online.
“Prej 2002 BQK themeloi sistemin e pagesave ndër bankare. Prej 2011e jemi bërë anëtarë të SWIFT. RKK është regjistri i kredi marrëse ku secila bankë ka qasje në regjistrin e kredive. Edhe BQK, përdorë një normë negative në depozitat që i mbajnë”, shtoi Miftari.
Miftari tregoi për strukturën e BQK-së, ku në përgjegjësitë e këtij institucioni është edhe mbikëqyrja e bankave.
“Struktura 121 institucione, 10 banka, 11 institucione mikrofinanciare, institucione jo bankare 61, kompanitë e sigurimeve 14, 66% të aseteve i përkasin sektorit bankar 27 për qind fonde pensionale, 4 % IMFP, Kompanitë e sigurimeve 3%, BQK është institucion që është përgjegjës për licencim dhe mbikëqyrje të bankave”, tha ai.
Për hapjen e një banke, Miftari thotë se duhet të plotësohen disa kërkesa, në mesin e tyre edhe kapitali prej 7 milionë euro.
“Nëse dikush donë me qel një bankë duhet te ketë 7 milion euro kapital. Përpos 7 milionë, duhet me i pas edhe 5 për qind për fillim të aktivitetit bankar. Për kompani të sigurimeve është 3.2 milion euro. Kërkesa e BQK-së likuide është 25. Sot e kemi Ligjin për banka. Ligji veç ka me u aprovua ne parlament me ligjin e ri ka me u bë në pajtueshmëri me direktivat e Bashkimit Evropian”, tha Miftari.
Kosova të bëhet pjesë e Kartonit të Gjelbër, sipas Miftarit, është pamundësua pasi që vendi nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara.
“Sa i përket Kartonit të Gjelbër na është kërkuar Ligji për Byronë ka qenë edhe kërkesë për të bërë statistikat me i mardh me i bë 4 milionë euro dhe me u depozituar në bankë janë mbledhë krejt këto pare e kemi bërë aplikim dhe kanë thanë pa qenë pjese e Kombeve të Bashkuara s’mundemi me qenë”, tha ai.
Miftari i informoi bankierët e rinj edhe për ndryshimet ligjore dhe ato rregullative, duke përfshirë hyrjen në fuqi të Rregullorës së Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 9, Rregulloren për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave, Rregulloren për Treguesit e Leverazhit dhe Rregulloren mbi Procesin e Vlerësimit të Brendshëm të Mjaftueshmërisë së Kapitalit, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 1 janar 2020.