Banon pas largimit nga Shtëpia e Bardhë: Gjërat nuk do të jenë më të qeta

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 13:16 | Nga

Thuajse i gjithë stafi i ngushtë i presidentit amerikan, Donald Trump është larguar. Ky i fundit, ishte kryestrategu Steve Bannon, largimi i të cilit ka shkaktuar shumë bujë.

Ideologu i djathtë pati ndihmuar në mënyrë të ndjeshme që Donald Trump të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë pas largimit, ai ka bërë të ditur se gjërat nuk do jenë më të qeta, shkruan The Guardian.

“I kam sërish duart tek armët e mia,” tha ai, pasi u kthye si shef ekzekutiv i portalit Breitbart News.

“Kam ndërtuar një makineri të fuqishme te Breitbart. Tani kthehem aty, duke ditur disa gjëra më shumë,” kërcënoi ai.

Faqja Breitbart njohu një ulje të ndjeshme të klikimeve pas zgjedhjes së Trump, pasi e ndihmoi atë të vinte në pushtet.

“Nëse ka një konfuzion, më lini ta qartësoj: do të shkojë në betejë për Trump kundër kundërshtarëve të tij në Capitol Hill, në media dhe në Amerikën e korporatave”, sqaroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme