Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, largimi i deponive ilegale sot po vazhdon në Lagjen Rome, në Mitrovicë, afër stadiumit “Riza Lushta, përkatësisht te rruga “Adem Voca”.
Përveç ekipit të “Let’s Do It Kosova”, këtij aksioni i janë bashkuar edhe nënkryetari i Komunës dhe zyrtarë të tjerë, si dhe nxënës e banorë të kësaj lagjeje.
Aksionit i është bashkuar edhe kompania “Uniteti” me makineri.
Ky aktivitet pastrimi organizohet në kuadër të projektit “Let’s Green It”. Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkrahet nga BGF dhe INDEP dhe implementohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.