Banorët e fshatit Ratkoc vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 15:28 | Nga

Banorët e fshatit Ratkoc të Komunës së Rahovecit, për të dhjetin vit me radhë dhurojnë gjak vullnetarisht, bëhet e ditur përmes një konference për media

. Organizimi i dhurimit vullnetar të gjakut në këtë fshat është bërë në bashkëpunim të plotë me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtina, Këshillit Organizativ në fshatin Ratkoc dhe Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Thirrjes për të dhuruar gjake u janë përgjigjur shumë qytetarë dhe zyrtar të institucioneve lokale përfshi këtu edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe zyrtar tjerë të qeverisë Komunale të Rahovecit.

Koordinatori i Këshillit Organizativ për Organizimin e 5 Shkurtit, Shani Hoti ka thënë se numri i dhuruesve vullnetar të gjakut në vitin 2017 ka qenë 250, dhe duke u bazuar në organizimin e këtij viti ne parashikojmë që ky numër të jetë më i madh se sa vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme