Gjiganti spanjoll është i interesuar ta blejë mesfushorin brazilian, por oferta e bërë është refuzuar nga skuadra londineze.
Barcelona mbetet e interesuar, megjithëse ka dështuar ta transferojë anësorin brazilian të Chelsea, Willian, për 56 milionë euro.
Blutë nuk janë të interesuar ta shesin brazilianin, ndërsa katalunasit duan mesfushorë klasi para nisjes të edicionit të ri.
Largimi i Andres Iniesta e ka lënë mesfushën e skuadrës nga Camp Nou të mangët, ndaj duan që braziliani të kalojë në radhët e tyre.
Për Willian interesim ka shprehur edhe Manchester United, pasi Jose Mourinho do që ta ketë sërish nën urdhrat e tij.