Barça mund ta japë Dembelen hua

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për futbollistin ofanziv francez, i cili ka dështuar ta tregojë veten në “Camp Nou”

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Ousmane Dembelen.

Madje, gjiganti katalunas mund edhe ta huazojë futbollistin ofanziv francez, njofton mediumi britanik “Daily Mail”.

Kampioni aktual spanjoll dëshiron të heq dorë nga futbollisti i krahut për ta kursyer rrogën e tij të lartë.

Gjithashtu, Barça po mendon të përforcohet, por këtë do ta bëjë vetëm pasi t’i stabilizojë lojtarët që i ka në skuadër.

Dembele mund të lëvizë në mënyrën e njëjtë siç bëri Philippe Coutinho vjet, kur shkoi në Bayern Munich.

Të ngjashme