Skuadra e Barcelonës ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e sulmuesit Luka Joviq, i cili këtë edicion po shkëlqen te Eintracht Frankfurti ka shkruar të mërkurën “Football-Espana”.
Te Barcelona e shohin Joviqin si përforcim ideal për edicionin e ardhshëm dhe tashmë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e tij, transmeton Koha Ditore.
21-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 36 paraqitje për Eintrachtin në të gjitha garat.
Ai në verën e vitit 2017 është huazuar te Frankfurti nga Benfica, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021.