Barça s’i paguan 111 milionë euro për Lautaron

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas mbetet i interesuar për sulmuesin argjentinas, por e do atë më lirë

Barcelona nuk e ka ndërmend ta paguajë klauzolën e shkëputjes së kontratës së Lautaro Martinezit, e cila kushton 111 milionë euro.

Gjiganti katalunas megjithatë vazhdon të mbetet i interesuar për sulmuesin argjentinas, shkruan Gazeta Express.

Barça është e gatshme t’i ofrojë dy futbollistë plus para për Lautaron, kurse Interi preferon vetëm ta shesë atë.

Klauzola e Martinezit do të skadojë shpejt dhe kampioni spanjoll shpreson që më pas ta marrë atë më lirë.

Lautaro ka impresionuar këtë sezon me Interin, ndërsa dëshirë e tij është transferimi në “Camp Nou”, ku dëshiron të luajë me Leo Messin. 

Të ngjashme