“Barça TV” zbulon videon e rrallë të Messit (Video)

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 11:40 | Nga

Lionel Messi është duke u shndërruar në një legjendë të skuadrës katalunase.

Sulmuesi i Barcelonës deri më tani ka pasur 373 paraqitje duke shënuar 337 gola ndërsa ka fituar 28 tituj me skuadrën spanjolle.

Por, rrallëkush di për ecurinë e lojtarit në grupmoshat e reja para se të bëhet i famshëm si në ditët e sotme.

Kanali zyrtar i klubit të Barcelonës ka publikuar për herë të parë një video të rrallë ku shfaqet Lionel Messi.

Argjentinasi atëbotë ishte duke luajtur me ekipin e moshave të 16-vjeçarëve të skuadrës “blaugrana” në qendrën stërvitore ku rriten të gjithë talentet më të mirë të katalanasve.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme