Barça vë në shitje Umtitin

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Barcelona do ta shesë gjatë afatit kalimtar të janarit Samuel Umtitin.

Sipas “Mundo Deportivos” trajneri Ronald Koeman i ka bërë me dije lojtarit se nuk llogarit në shërbimet e tij këtë edicion. Mbrojtësi francez ka humbur edhe vendin e titullarit te skuadra spanjolle.

Për qendërmbrojtësin interesim kanë shprehur tri skuadra angleze. Arsenali, West Hami dhe Evertoni janë ekipet që synojnë transferimin e francezit.

Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.

Të ngjashme