Në bordin e një avioni që është gati për t’u rrëzuar, ndodhet Donald Trump në shoqërinë e Papa Françeskut, yllit të NBA-së, Stephen Curry dhe një fëmijë 10-vjeçar.
Parashutat në dispozicion janë vetëm tri. Curry dhe Trump justifikojnë arsyen pse duhet të shpëtojnë dhe më pas hidhen nga avioni.
Në atë moment Papa i thotë fëmijës se ai është i moshuar dhe se vogëlushi e ka jetën përpara duke i dhënë parashutën e tretë.
Por fëmija i përgjigjet: “Faleminderit, por nuk ka nevojë. Kemi dy parashuta. Ai presidenti torollak, u hodh me çantën time të shkollës”.