Barcelona duhet të paguajë 260 milionë euro nëse dëshiron të transferojë sulmuesin Sadio Mane nga Liverpooli, raporton “The Mirror” të martën, transmeton Koha.net.
Mane shënoi golin e fitores të Liverpoolit të hënën mbrëma ndaj West Ham Unitedit në Premier League. Liverpooli fitoi 3:2.
Barcelona duhet të paguajë 100 milionë euro më tepër se vlera që ka në treg çdo lojtar i Liverpoolit, siç raporton “The Mirror”. Kjo për shkak të klauzolës që ishte vendosur kur e transferoi Philippe Coutinhon nga Liverpooli për 145 milionë euro në janar të vitit 2018.
Vlera e Manes në treg sillet në afro 160 milionë euro. Njëjtë vlerësohet edhe ylli tjetër i Liverpoolit, Mohamed Salah.
Kjo klauzolë e veçantë ka frenuar Barcelonën që të kthejë sytë nga lojtarët e Liverpolit. Mirëpo, klauzola skadon në vitin 2021.