Barcelona e gatshme ta shet yllin e madh

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e hapur të bëjë disa ndryshime në skuadër qysh në këtë janar.

Barcelona po mendon t’i largojë disa lojtarë, duke ditur minutazhën e tyre të lojës.

Skuadra katalonase thuhet se është e hapur ta shet Malcomin, përcjell lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Anësori brazilian u transferua në verën e kaluar te Barcelona nga Bordeaux për 40 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur ta dëshmoj veten.

Tottenham dhe skuadrat nga Kina janë të interesuar për transferimin e tij.

Të ngjashme