Barcelona konfirmon kontaktin me Rabiot

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka pranuar se ka kontaktuar me francezin Adrien Rabiot.

Mirëpo skuadra katalunase ka bërë të ditur se ende nuk është arritur një marrëveshje me mesfushorin, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa skuadra franceze, Paris Saint-Germain, e ka kritikuar Barcelonën, duke thënë se i është afruar Rabiotit, para skadimit të kontratës së tij.

Kontrata e futbollistit francez me PSG-në pritet të skadojë në fund të sezonit.

Të ngjashme