Barcelona kthen sytë nga Lewandowski

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Barcelona raportohet se ka kthyer sytë nga Robert Lewandowski, pasi objektivi i tyre kryesor, Erling Haaland, raportohet se është afër transferimit te Manchester City.

Kontrata e sulmuesit polak me Bayern Munichin skadon në vitin e ardhshëm, teksa ende nuk ka bisedime mes palëve për rinovim, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, sipas “AS”, Barcelona ka shtuar në listë Lewandowskin, i cili mund të largohet nga “Allianz Arena” gjatë verës.

“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e 34-vjeçarit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë.

Megjithatë, situata e tij mund edhe të shfrytëzohet nga Barcelona, për ta transferuar me një çmim sa më të ulët. 

Të ngjashme