Barcelona ka listuar 12 sfida për Lionel Messin për 2020-ën.
Ylli i futbollit tashmë mban disa rekorde, duke përfshirë atë si futbollisti me më së shumti Topa të Artë të fituar.
Messi edhe nëse do të largohej sot nga futbolli, ai do të kujtohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në histori.
Por, fatmirësisht ai do të vazhdoj të luaj edhe për disa vite, e ende nuk ka shfaqur shenja të ngadalësimit as në moshën 32 vjeçare.
Klubi i tij, Barcelona ka listuar 12 sfidat për Messin për ti përfunduar në 2020-ën.
Më poshtë janë 12 sfidat që Barcelona ka sfiduar Messin për 2020-ën:
- Mposhtjen e Pele’s si futbollisti që ka shënuar më së shumti gola për një ekip. Legjenda Pele ka shënuar 643 gola për Santosin ndërsa Messi 618 për Barcelonën, 25 gola më pak.
- Të fitojë Ligën e Kampionëve për të pestën herë
- Të fitojë për të 11 herë La Ligan
- Rikthimin e ‘Copa del Rey’, pas të cilës do të renditje me Jose Maria Belauste e Agustin ‘Piru’ Gainza si lojtarët e vetëm që kanë fituar gjashtë herë këtë kupë.
- Topin e Artë të shtatë
- Këpucën e Artë për të katërtën herë me radhë
- Të shënoi më së shumti gola në Spanjë për të shtatën herë, pasi tani ndanë çmimin e parë me legjendën Telmo Zarra, i cili ka qenë gjashtë herë lojtari me më së shumti gola të shënuar.
- Të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në “El Clasico”. Një i duhet për të qenë lojtari i Barcelonës me më së shumti paraqitje në “El Clasico” e 2 për të mposhtur Sergio Ramosin si lojtari me më së shumti paraqitje në El Clasico.
- Të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje për Barcelonën, edhe pse kjo është e vështirë të arrihet brenda 2020-ës, pasi Xavi zë vendin e parë me 767 ndeshje e Messi deri tani ka 705.
- Të vendos rekord për fitimin e më së shumti titujve me një klub. Messi ka fituar 34 tituj te Barcelona, njëjtë sikurse Ryan Giggsi me Manchester Unitedin.
- Të bëhet golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve. Messi është 14 gola larg rekordit të Cristiano Ronaldos në këtë garë. Messi ka shënuar 114 gola ndërsa Ronaldo 128.
- Të fitoj Copa America me Argjentinën