Barcelona ndryshon mendje për t’u ankuar në UEFA – kjo është arsyeja

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ndryshoi vendimin për ankesën për arbitrimin në ndeshjen ndaj Interit sipas Diario Sport.

Fillimisht, Barça donte të bënte një ankesë për arbitrimin e ndeshjes së Champions League dhe të kërkonte që të mos caktohej në ndeshjet e tyre gjyqtari Paul van Buekel, i cili ka punuar në ndeshjet me Interin dhe Bayernin.

Pavarësisht indinjatës së lojtarëve dhe drejtuesve të Blaugranëve, pas diskutimeve në Barcelonë, ata vendosën se ankesa nuk ishte mënyra më e mirë për të shprehur qëndrimin e tyre.

Barcelona do të përpiqet të komunikojnë pozicionin e tyre në mënyra të tjera.

Të ngjashme