Drejtuesit e Barcelonës janë të vendosur për të transferuar sulmuesin Neymar në “Camp Nou” gjatë kësaj vere, pasi braziliani ka kërkuar largimin nga PSG-ja.
“Mundo Deportivo” të premten ka njoftuar se Barcelona është e gatshme t’i ofrojë PSG-së, kartonin e Philippe Coutinhos plus 100 milionë euro për transferimin e Neymarit.
Neymar 27-vjeçar, para dy vjetësh iu bashkua PSG-s nga Barcelona për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh dëmshpërblim.
Ai me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2022. Në anën tjetër, Coutinho pritet të largohet nga Barcelona për shkak se nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Ai te Barça u transferua në janar të vitit të shkuar nga Liverpooli për 145 milionë euro. Coutinho ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.