Barcelonës i parashikohet vazhdimi i dominimit në La Liga

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 12:36 | Nga

Pas fitimit të titullit të La Ligas stinorin e kaluar dhe po ashtu me Real Madridin e dobësuar pas largimit të Cristiano Ronaldos në verë, Barcelona duket në pozitë mjaft të mirë për të mbrojtur titullin në kampionatin spanjoll. Kjo parashikohet të ndodhë, ndonëse përmirësimi i fatit në Ligën e Kampionëve mund të jetë prioritet më i madh për skuadrën katalonjase.

Megjithëse siguroi titullin në La Liga katër xhiro pa mbaruar stinori dhe po ashtu fitoi edhe Kupën e Spanjës, kishte një ndjesi zbrazësie në fund të stinorit në Katalonjë, pasi Barcelona u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Roma, pasi lëshoi një epërsi prej tri golave nga ndeshja e parë, shkruan sot Koha Ditore.

Zhgënjimi i atij eliminimi ishte përcjellë me kritika të ashpra ndaj trajnerit Ernesto Valverde, me gjithë arritjen e madhe në kampionatin vendor. Por ajo arritje shpejt ra në hije, kur rivali i përbetuar Real Madridi fitoi për herë të tretë rresht Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme