Bardh Krasniqi emërohet drejtor i Sportit në komunën e Prishtinës

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Bardh Krasniqi është emëruar sot drejtor i sportit në Komunën e Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Rama ka thënë se Krasniqi do të punojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e të shumta këtë vit në Prishtinën tonë, e shpallur “Qytet i Sportit”.

“Po ashtu, Bardhi do të angazhohet për realizimin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për “Lojërat Mesdhetare 2030”, gjë që jemi të bindur se do t’ja arrijë fal sukseseve akademike në Stamboll, dhe profesionalizmit të tij të treguar ndër vite në themelimin, menaxhimin e shumë kompanive dhe projekteve në fushën e telekomunikimit brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Të ngjashme