Barna falas për mitrovicasit nga mjekët amerikanë

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 11:50 | Nga

Organizata Joqeveritare “Kosovo Hope”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, kanë organizuar të hënën vizita mjekësore me mjekë nga Amerika për qytetarët e Komunës së Mitrovicës. Kësaj radhe mjekët amerikanë vizitat e tyre i kanë bërë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në lagjen “ILIRIDA”.

Të pranishëm në fillimin e aktiviteti të ekipit mjekësor nga Amerika ishin edhe drejtuesit e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Mitrovicës, Dr Sami Kurti dhe Vllaznim Hoti, drejtori i OJQ “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, i cili e ka organizuar vizitën e mjekëve amerikanë në Kosovë, si dhe Donjet Bislimi, këshilltar në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, iniciator për ardhjen e këtyre mjekëve në Mitrovicë.

Kryetari Bahtiri përshëndeti praninë e mjekëve amerikanë në Mitrovicë dhe i falënderoj për gatishmërinë e tyre që të ofrojnë përvojën dhe shërbimet e tyre për pacientët e Komunës. Ai tha se Mitrovica dhe Kosova gjithmonë e kanë pas mbështetjen e pakursyer nga Amerika mike, për çka edhe kosovarët dhe shqiptarët i janë mirënjohës përjetë.

Drejtori i OJQ “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, organizator i vizitës, tha se qytetarët e Mitrovicës do të përfitojnë nga këto vizita, pasi që mjekët amerikanë si ekspertë të dalluar do të ofrojnë përvojën e tyre dhe do të këshillojnë pacientët për të tejkaluar problemet shëndetësore që kanë. Ai po ashtu njoftoi se mjekët amerikanë shpërndanë barna falas për pacientët që edhe i kontrolluan.

Në këtë grup ekspertësh mjekësor nga Amerika, ka mjekë të ndryshëm familjarë dhe mjekë për fëmijë, ndërsa që të drejtë për kontroll mjekësore nga mjekët amerikanë kanë të gjithë qytetarët, pa dallim moshe dhe gjinie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme