Mësimi në shkollat në veri të Kosovës ka rifilluar të hënën. Pas një ndërprerje shtatë ditore, nxënësit e shkollave të mesme i janë kthyer mësimit.
Por, për të dramatizuar më shumë situatën, ata që kanë vënë barrikadat, tani po i instrumentalizojnë nxënësit, duke i mbledhur dhe fotografuar derisa mbajnë mësim online në tenda. Shkollat janë aty ku kanë qenë gjithmonë, ndërsa nëse vendoset për mësim online, ai mund të mbahet nga shtëpitë.
Sipas drejtoreshës së Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicën e Veriut, Marina Bishevac, shumë nxënës të shkollave të mesme shkojnë në shkollë jashtë vendeve ku jetojnë dhe nuk janë në gjendje të ndjekin mësimet në klasa.
Ajo ka thënë se mësimi online është organizuar nga arsimtarët për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.