Juventusi ka njoftuar rikthimin e Andrea Barzaglit si bashkëpunëtor teknik të trajnerit Maurizio Sarri.
Barzagli u pensionua nga futbolli aktiv në fund të sezonit të shkuar.
Gjithsesi, klubi ka njoftuar të martën se 38-vjeçari do të rikthehet në klub si pjesë e stafit të Sarrit.
Puna e tij do të nisë qysh të enjten.
Barzagli ka pasur 281 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” në periudhën 2011-2019, duke fituar tetë herë rresht titullin e kampionit në Serie A.