Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka folur agjencine Associated Press. Gjatë deklaratës për AP, ka theksuar se ‘opozita do të udhëheqë një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri’.
Deklarata e Lulzim Bashës për AP:
Opozita parlamentare ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare dhe sot është dita që do të depozitojmë këtë akt të paprecedent me qëllim ndarjen nga një parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga biseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombëtare, i krimit të organizuar në bashkëpunim të hapur me qeverinë aktuale.
Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.