Kreu i PD-së, Lulzim Basha pasi doli nga Prokuroria e Tiranës deklaroi se çështja për të cilën ai u paraqit në organin e akuzës ka të bëjë vetëm me formularët e dorëzuar në KQZ, nëse janë plotësuar siç duhet apo jo.
“Hetimi që po zhvillohet prej një viti e gjysmë bëhet në bazë të nenit 190, për formularët e dorëzuar në KQZ. U thirra si person që ka dijeni për ngjarjen. Çështja që po hetohet është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhen. Dhe jo për shpifjet e opozitës”, deklaroi Basha.
Duke iu referuar hetimit për lobimin në ShBA, Basha theksoi se në letërporosinë e kthyer nga ShBA dhe Skocia vërtetohet që PD nuk ka shkelur ligjin.
“6 muaj më parë SHBA dhe Skocia kanë kthyer përgjigje. Në këto letër porosi vërtetohet që PD nuk ka shkelur ligjin”, tha Basha duke shtuar se duhet ngulmuar që Prokuroria t’i bëjë publike këto letërporosi që të bien poshtë shpifjet që vijnë nga qeveria”.