Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
Sipas Bashës prokuroria nuk ka asnjë provë të re që nga hera e fundit që ai është thirrur në prokurori.
‘Prokuroia nuk ka asnjë provë të re që nga 25 maji. U njoha me akuzën që nuk është akuzë pasi nuk ka asnjë provë.
S’ ka asnjë transaksion parash për pastrim parash. Dosjen nuk e kishin gati sepse nuk kanë dosje, është një çvështje e montuar në zyrën e Ramës, s’ kanë asnjë provë asnjë fakt.
Sa herë palsin skandalet e kësaj qeverie këta riaktivizojnë një dosje ku nuk ka asnjë fakt. Tani kanë plan që unë të shërbej si shpërqendrim nga përgjimet e Bildit’, u shpreh Basha jashtë ambienteve të Bild.