Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të vënë në dukje gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset, përmes publikimit të një videomontazhi.
“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”, thuhet në videomesazh.
Sipas shifrave të pasqyruara në video, vetëm në shtator janë mbyllur 1.978 biznese, nga 838 që u mbyllën një vit më parë.
Krahasimi me vitin e kaluar tregon, sipas kreut të PD-së, se falimentimi i bizneseve është gati dyfishuar.
Nga 6.969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, për 9 muaj të këtij viti rezultojnë të mbyllura 11.292 biznese. Kreu i opozitës jep mesazhin se, sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen.