Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës.
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë, ai ka postuar edhe një video ku rendit arsyet se pse shqiptarët duhet të protestojnë.
“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në Policinë e Shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua. Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen”.