Basha i reagon Prokurorisë për intervistimin e Haxhiut për rastin Dehari

| 09 Nën 2023 | 12:50 | Nga

Deputeti i LVV-së,Dimal Basha, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka kërkuar që të intervistohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit, për shkak të një shkrimi që e ka bërë me datën 5 nëntor 2023.

Basha ka thënë se kjo prokurori s’ka asnjë aktakuzë lidhur me rastin Dehari që shtatë vjet, derisa i ka cituar disa deklarata të Ambasadës së ShBA’së në Kosovë lidhur me Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Statusi i plotë i tij.

Prokuroria që:

1.S’ka asnjë Aktakuzë për rastin e Astrit Deharit për 7 vjet rresht,

2.Prokuroria që në bashkëpunim me AKI-në ka synu me shpallë Levizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste,

3.Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç, paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe paska kërku që Ministrja Haxhiu me ia zgjidh rastin e Astrit Deharit!

Me fol unë, thonë po je i anshëm, por ja çka thotë Ambasada Amerikane për këtë Këshillin Prokurorial që udhëheq me prokurorinë në këtë Republikë;

????? ????: Për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, “ne besojmë se këto procese tani janë ??????? ??ë??ë?????. Atyre u mungon transparenca dhe ? ?ë????????? ??????????? ?ë ?????? ?ë ?????????.” Ambasada tërhiqet nga përzgjedhja e tyre sepse thotë pjesëmarrja e tyre “mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur.”

?????? ????, (përfaqësuese e ambasadës drejtuar KPK-së: “Është shumë e vështirë për mua si përfaqësuese e Ambasadës Amerikane të kuptoj se si e dëshironi mbështetjen tonë?

????? ????: Ambasadori Honevier, ky Këshill Prokurorial “ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK si institucion publik.”

Ju vlerësoni vet tash!

Të ngjashme