Basha: Jemi gati që nesër për zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se Partia Demokratike është gati për zgjedhje të parakohshme dhe është e angazhuar për të përshpejtuar reformën zgjedhore.

Basha, i cili ka nisur se fundi turin “rrugëtimi për Shqipërinë” përsëriti se PD i ka bërë propozimet e veta.

Kryetari i PD-së foli edhe për ndërkombëtarët. Sipas tij disa vite më parë opozita nuk ka gëzuar vëmendjen e tyre, siç po ndodh tani.

Nëse kryeministri do të kishte shpallur zgjedhjet përmes rrugës parlamentare për 45 ditë. A është PD-ja gati për zgjedhjet parlamentare?

PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër. Gati me program, me ofertë, me vizion, me ofertë dhe gati për t’i fituar. Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Beteja për t’u garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj” – tha Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme