Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ndryshimet e sotme në qeveri “tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës”.
“Ndryshimet në qeveri tregojnë se PS është bërë një grup njerëzish që vetëm duartrokasin Edi Ramën, i cili merr vendime që janë vetëm në interes të tij. Ndryshimet në qeverisje tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës”.
“I mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë, po bën aktet e një të marri. Peshku qelbet nga koka”, deklaroi Basha.
“Roli i ministrave të rinj është të qëndrojnë si fasadë”, shtoi kreu i PD-së, shkruan Top Channel.