Basha: Prokurorët dhe policët e ndërshëm të mos përdoren si shërbëtorë të krimit

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë për shtyp se “shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit”, duke iu referuar prokurorëve që i binden urdhrave të Edi Ramës dhe Arta Markut, sipas tij.

“Manipulimi i krimeve dhe mos-hetimi nga prokuroria janë krime të rënda dhe të përfshirët nuk do të mund të shpëtojnë dot”, kërcënoi Basha.

“U bëj thirrje prokurorëve dhe policëve të ndershëm që të mos lejojnë që të përdoren si shërbëtorë të krimit. U bëj thirrje medias që të bashkohet në përpjekjen për denoncimin e krimit. PD nuk do të tërhiqet nga beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi. Fitorja ndaj krimit është e pashmangshme”, theksoi Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme