Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka vijuar sot akuzat kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, i cili sipas tij për të mbrojtur Xhafajn dhe Tahirin po mbyll dyert e negociatave me BE për Shqipërinë.
“Shqiptarët të kuptojnë se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveri, e cila nuk përfaqëson interesat e njerëzve por të mafias. Beteja që kemi nisur nuk është thjesht beteja për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj në krye të ministrisë së brendshme por është beteja për të larguar këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerzve dhe që ka tradhtuar Shqipërinë e shqiptarët dhe që është gati të bëjë aktin përfundimtar të tradhtisë duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Fatmir e Agron Xhafajn, për të liruar Sajmir Tahirin ndërkohë që mban në burg kuksianët”, tha Basha.