Basha: S’ka koalicion me Ramën

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 17:01 | Nga

Në takimin me demokratët gjatë turit për kreun e PD, Lulzim Basha u ndal për herë të parë tek zërat mbi një koalicion të mundshëm me PS.
“Marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Ramën kryeministër prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ai është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”, deklaroi Basha.

Në Kukës, Has e Tropojë, Basha ritheksoi zotimin për të pasur parasysh çdo demokrat gjatë drejtimit të tij.

“Ju siguroj që do të vazhdoj t’ju shërbej me sakrificë totale çdo sekondë të drejtimit tim, duke luftuar me ju dhe për ju, për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, me të gjithë demokratët e bashkuar në një betejë e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër, përveç fitores së të drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme e përmes tyre, fitores së projektit tonë”, tha Basha, shkruan TCH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme