Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, për dosjen e lobimit në SHBA.
Kujtojmë se vetëm pak ditë me parë, teksa ishte protesta e opozitës para Kuvendit dhe Basha ndodhej ne Bruksel, ai refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga ShBA.
Burime bëjnë me dije se këtë herë, Basha do të shkojë, pasi Prokuroria e ka kërkuar për të dëshmuar si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që herën e parë, ai ishte thirrur për t’u njohur me aktet.
Pikërisht, kërkesën e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.
Kreu i selisë blu ate ditë bëri të ditur se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.
Basha shpjegoi se zyrtarët e PD janë paraqitur në Prokurori për të dhënë shpjegimet e tyre që ndihmojnë prokurorinë në këtë çështje. Për këtë arsye, çmohet e panevojshme paraqitja sipas njoftimit të ardhur për njohjen me aktet.