Bashkëpunimi rajonal, parakusht për integrimin ekonomik

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 17:14 | Nga

Nën organizim të Odës Ekonomike të Malit të Zi, Shoqatës të ekonomistëve te Malit të Zi dhe Komitetit Gjerman për Evropën Lindore, në Budva po organizohet Konferenca Rajonale Ekonomike me temën “Perspektivat Zhvillimore të Ballkanit Perëndimor.

Në kuader të punimeve të kësaj konference të rëndësishme  për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor po merr pjesë një delegacion nga Oda Ekonomike e Kosovës udhëhequr nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu.

Në një nga panelet kryesore të Konferencës, Kryetari Gërxhaliu së bashku me Kryetarët e Odave Ekonomike nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, prezantuan pikëpamjet e tyre për mundësitë zhvillimore të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve politike dhe ekonomike pas nisjes të Procesit të Berlinit.

Gërxhaliu me fokus të veçantë foli për rëndësinë e sektorit privat në rritjen ekonomike të regjionit, si dhe bashkëpunimit rajonal ekonomik, si parakusht për integrimin ekonomik të rajonit.

Gjithashtu, Kryetari Gërxhaliu diskutoi mbi rëndësinë e eleminimit të barrierave të ndryshme jo-tarifore të cilat janë bërë pengesë serioze për investimet dhe tregtinë në rajon, përfshirë këtu pengesat për levizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe personave.

Në margjina të konferencës po zhvillohen edhe takime B2B në mes kompanive të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe kompani nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme