Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Liritë Fetare. Bashkësitë Fetare në vend kanë mbështetur këtë projektligj që synim ka rregullimin e organizimit të tyre, raporton Ekonomia Online.
Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), tha se mungesa e ligjit ka pengesë në punën e tyre duke e konsideruar atë si shumë të nevojshëm.
“Kjo gjendje ka qenë e pavolitshme për bashkësitë fetare. Bashkësia Islame gjithmonë ka qenë më bashkëpunim. Kemi pasur takime me të gjitha nivelet. Kemi vizituar shtete të ndryshme të botës pqr të shikuar se si i kanë rregulluar këto çështje. Bashkësia islame ka dhenë disa sugjerime dhe vërejtje lidhur me ligjin”.
Fatmir Koliqi, nga Kisha Katolike Tha se është koha e fundit që ky ligj të miratohet.
“Ne si kishë katolike kemi qenë që nga fillimi pjesë e grupeve për miratimin e këtoj ligji. Mendojmë që është koha e fundit që ky ligj të miratohet që bashkësitë fetare ta kenë një ligj. Ne në parim në lidhje me ligjin jemi dakord”.
Votim Demiri, përfaqësues i komunitetit hebre tha se do të punojnë në plotësimin e këtij ligji.
“Ne e kemi dhenë sugjerimet e vërejtje. Edhe nëqoftëse ka disa mangësi edhe pas aprovimit të ligjit mundemi me i përmirësuar”.
Ndërsa Artur Krasniqi, nga Kisha protestante, tha se nga mungesa e këtij ligji bashkësitë fetarë janë diskriminuar
“Ky ligj është ndër ligjet që ka pritur më së gjati për miratim. Bashkësitë fetare një dëmtuar e diskriminuar në mungesë të këtij ligji. Ne e vlerësojmë se ky draft-ligj është i mirë krahasuar me ligjet në rajon. Ne besojmë që ky ligj takon shumë prej komuniteteve fetare. Ne kërkojmë që ky ligj të miratohet sa më parë”.
Edhe Lulzim Shehu, Bashkësia e Tarikateve në Kosovë tha se zvarritja e ligjit është e dëmshme.
“Ne do të jemi vigjilent të shohim se çfarë po presim që të aprovohet sa më shpejt, është i dëmshëm çfarëdo zvarritje”.
Komuniteti bektashian Munin Lama tha se ndihen të ofenduar pse në projektligjin e ri ata nuk njihen si bashkësi fetarë.
“Dhashtë Zoti na shkon mire, përndryshe nuk e kemi nisë mirë, ndoshta dukem i ashpër por kam të drejt. Komuniteti bektashian është pranuar si komunitet fetar, ndërsa më këtë ligjin e tashëm ky komunitet. Mu nuk mundet me më përfaqësua bashkësia e tarikateve. Ju duhet të mendoni që neve na takon me qenë një komunitet i veçantë”.
Smajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje prezantoi disa nga amendamentet për ligjin.
Ndërsa deputeti Nait Hasani, tha se Kisha Ortodokse duhet të regjistrohet si bashkësi fetarë..
Agron Gashi, koordinator ligjor i zyrës së kryeministrit, tha se një nga dy amendamentet që kërkojnë të hiqet është neni i mos financimit të bashkësive fetarë.
“Neni ku thotë që Qeveria nuk e financimin asnjë nga bashkësitë fetare, ky paragraf të fshihet. Kemi menduar që edhe me kushtet jemi shtet laik dje nuk e financojmë por kjo është për rastet kur organizohet naj aktivitet për ndonjë hero fetar, mundemi me financuar”.