Bashota: Deputetët po ushtrojnë presion politik ndaj RTK-së

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 12:38 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sali Bashota, kryetar i Bordit të RTK-së, ka thënë gjatë raportimit në Komisionin për Qeverisje Lokale dhe Medie, se diskutimi për emërimin e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili është bërë para 18 muajsh, dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje as nga kundërkandidatët, është presion në transmetuesin publik.

“Jemi ftuar për të diskutuar për një proces që është kryer para 18 muajsh. Ne jemi ftuar të marrim pjesë rreth orës 3 pa kurrfarë agjende që i bie se është ftesë emergjente. Bordi i RTK-së është kolegjial që zbaton ligjin e saj në plotni”, tha Bashota, raporton Ekonomia Online.

“Për të gjitha procedurat prej shpallës së konkursit për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së, Bordi është konsultuar me sekretariatin e Kuvendit vazhdimisht”.

“Pas zgjedhjes së drejtorit asnjë nga kandidatët që kanë qenë në procesin e zgjedhës s’ka pasur asnjë ankesë. Çështja tjetër që është esenciale pra zgjedhja e organeve të tjera të RTK-së dhe raportimin për te po e konsideroj si presion”.

“Ne po e kryejmë procesin në mënyrë të rregullt. Më 10 tetor ne kemi marrë një padi. Njëra nga sindikatat e RTK-së ka bërë padi dhe mendoj që s’është mirë të ndërhyjmë në këtë proces. Dhe vendimin e gjykatës do ta zbatojmë qoftë pozitiv apo negativ”.

“Ju jeni deputetë dhe ne do ju përgjigjemi me kompetencë të plotë. Çdo diskutim që bëjmë sot kur jemi në përzgjedhje të stafit menaxhues është ndërhyrje jo e mirë”, theksoi kryetar i Bordit të RTK-së.

Deputetit i VV-së, Valon Ramadani, i cili ka iniciuar thirrjen e Bordit të RTK-së në Komision, mohoi se po bëhet ndonjë presion në RTK-në.

“Unë shumë thjeshtë e thashë është shkelur neni 32 i Ligjit për RTK-në. Ne e kemi diskutuar këtë çështje edhe njëherë, por s’ka marr epilog, andaj duhet sërish të diskutojmë. Sot është e qartë”.

Ardian Shala, anëtar i Komisonit nga LDK-ja tha se sot po diskutohet për një institucion të rëndësishëm publik siç është RTK-ja. “Çdo presion ose si po e quani është tentim i mbulueshmërisë. Ne po flasim për një shkelje ligjore, kur drejtori është zgjedhur pa 2/3 e votave”.

Kurse kryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka thënë së ka qenë pikërisht Qeveria Kurti që ia ka hequr buxhetin RTK-së në mënyrë që ta kenë nën kontroll.

Me këtë rast, ka ndërhyrë Kryeziu duke konstatuar se “është PDK-ja ajo që e ka kapur RTK-në”.

Kurse, Bashota ka kërkuar debat konstruktiv. “Të debatojmë qetë. Lënda është në gjykatë. Çdo diskutim është i tepërt. Të jeni të qartë në kërkesat që i bëni. Kjo është skandaloze për një komision. Si kryetar i Bordit s’do të flas më për këtë çështje se nuk kam çka të them meqenëse lënda është në gjykatë”.

Lirim Geci anëtar Bordi i RTK-së, ka thënë se zgjedhja e drejtorit të ri ka qenë transparente. Ai ka thënë se për këtë çështje duhet lënë drejtësisë ta kryej punën.

” Sa i përket ligjërisë ne e kemi zyrën ligjorë të RTK-së. Drejtorin e RTK së ju e keni pranuar. Tash pas 18 muajsh e keni hapur këtë temë. Ta lëmë drejtësinë të kryej punën. 7 anëtar të Bordit e kanë nënshkruar procesverbalin e zgjedhës së drejtorit. Procesi ka qenë transparent. Çdo dokument e shkresë kemi me sjellë këtu.

Anëtari i Komisionit, Valon Ramadani propozoi që të shkoj në Kryesi të Kuvendit problematika e zgjedhjes së drejtorit të RTK-së.

Bordi i RTK-së raporton në Komisionin për Medie lidhur me emërimin e drejtorit të Përgjithshëm

Anëtarët e Bordit të ri të transmetuesit publik RTK, kanë raportuar në Komisionin për Qeverisje Lokale dhe Medie, lidhur me emërimin e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili ishte emëruar nga bordi i kaluar, raporton Ekonomia Online.

Iniciues i i thirrjes së Bordit të RTK-së në Komision, ka qenë anëtari i Vetëvendosjes Valon Ramadani, i cili tha se është shkelur ligji për RTK-në, kur është bërë emërimi i drejtorit të ri.

“E para çështje është vendimi i Bordit të kaluar që është shkelë ligji për RTK në rastin e emërimit të drejtorit të RTK-së. Kjo përzgjedhje është bërë jashtëligjshëm. Kurse tema e dytë është zgjedhja e drejtorëve ose pozicionet që janë në RTK që unë mendoj që s’duhet të behët njëherë. Pra po i ngrisë këto dy çështje. Kërkoj që procedurat të ecin tutje në seancë. Kjo çështje të votohet sot”, tha Ramadani.

Mërgim Lushtaku, kryesues i komisionit, tha se me shumicë votash komisioni ka vendosur të thërras në raportim bordin e RTK-së, por ai ka thënë se do të diskutohet vetëm për zgjedhjen e drejtorit të ri.

“Sot kemi ftuar Bordin e RTK-së pra për çështjen e zgjedhjes së drejtorit. Kurse çështjen e zgjedhjes së menaxhmentit të RTK-së neve s’na takon me u merr me çështjet e brendshme të saj.

Lushtaku ka falënderuar që RTK-në që ka ardhur para afatit ligjor dhe sipas tij kjo tregon përgjegjësi.

Mirlinda Sopi nga AKR-ja ka thënë se duhet të jetë shqetësuese mos plotësimi i kërkesave nga RTK-ja.

“Po mendoj se e kemi një çasje të ulët ndaj Bordit që e kemi zgjedh vet. Unë distancohem nga ky nivel. Insistoj të jem konstruktive dhe e paanashme. Për ne duhet të jetë shqetësues që RTK nuk i përmbush kërkesat. Shqetësuese është edhe se janë 3 sindikata brenda RTKsë. Ka shumë televizone private që për pak vitë kanë arrit ma shumë shikueshmëri se RTK.  Pse tash me u aktualizu pas 18 muajve një temë e tillë? S’dua të involvohem në iniciativa të tilla për interesa të partive politike. Rasti i perzgjedhjës së drejtorit është në gjykatë”.

Të ngjashme