Kanë nisur punimet për rregullimin e kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza Siqevë-Shtaricë, i gjatë 6 km dhe ka kushtuar 100 mijë euro.
Nga afër fillimin e punimeve e ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për ketë projekt i cili po realizohet me buxhet të Komunës së Klinës.
“Trajtimi i ujërave të zeza përpos që është nevoje për t’i larguar ato, patjetër është edhe në aspektin shëndetësor ngase ato do të derdhen në një distancë shumë me të largët se deri me tani ku krijohet edhe një ambient me i pastër dhe hiqet rreziku për ndotjen e ambientit”, tha Bashota.
“Ky nuk është projekti i fundit për ketë fshatra ngase kemi parapare që gjitha kanalizimit nga fshatrat Qabiq, Ujmirë, Shtaricë dhe Siqevë të behën bashkë ku do të behët një kolektor i përbashkët për pastrimin e ujërave të zeza”, shtoi ai.
Sipas një komunikate të Komunës së Klinës, banorët shprehën mirënjohje për pushtetin lokal për realizimin e këtij projekti i cili krijon një ambient më të pastër për këto dy lokalitete.