Mark Baskin, profesor amerikan që ligjëron Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), beson se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje finale në një të ardhme jo të largët, e cila do të përfshijë njohjen reciproke.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori Baskin thotë se pavarësisht kush fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, nuk do të ketë ndryshim në parimet e përgjithshme të përkrahjes për Kosovën, por dallimin, sipas tij, kandidatët mund ta kenë vetëm në qasje.
Ai thotë se Kosova duhet të marrë shembull Kroacinë për unitetin e domosdoshëm politik në politikën e jashtme.