Në Lipjan, policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe municion gjatë një bastisjeje në dy lokacione të ndryshme.
Sipas raportit 24-orësh, Policia me vendim të prokurorit, kanë kryer kontroll në shtëpinë e dy të dyshuarve, një grua dhe një burrë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë si dhe dy karikatorë të zbrazët.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.