Bastisje në Istog për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas veprimeve të ndërmarra hetimore, me datën 11 dhjetor 2018, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë është kryer bastisje në dy lokacione në Istog të poshtëm.

Bastisja është bërë në pronat e përsonit të dyshuar, meqë hetimet kanë çuar tek dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” e cila ka ndodhur në muajin shtator 2018, viktimë e së cilit rast është shtetasi sh/k. A.D. (1989).

Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë ’.

I dyshuari në bazë të aktvendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme