Bastisje në Vranjevc, përleshje mes policisë dhe të dyshuarve– u përdorë edhe arma e zjarrit

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Para pak minutash një zyrtar policor ka shkrepur me armë zjarri në Vranjevc të Prishtinës, i njëjti është sulmuar nga një person i dyshuar dhe zyrtari policor e ka përdorë armën në vetëmbrojtje.

Krejt kjo ka ndodh gjatë një bastisje që po zhvillohet në këtë lagje, me urdhër të gjykatës.

Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale të tipit AK-47, thanë burime të Gazetës Express.

Gjithashtu bastisja është duke vazhduar.

Nuk dihet nëse nga të shtënat me armë zjarri ka ndonjë të lënduar.

Gazeta Express do të ju mbajë të informuar.

Të ngjashme