Bavari, hyn në fuqi detyrimi për vendosjen e kryqit në institucionet publike

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 15:57 | Nga

Ka hyrë në fuqi rregullorja e cila parasheh detyrim për vendosjen e kryqit në institucionet publike në shtetin gjerman të Bavarisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rregullores në pjesët hyrëse të institucioneve publike në këtë shtet të varet kryqi. Zbatimi nuk përfshin institucionet e qeverisë federale.

Vendim i qeverisë së shtetit kishte shkaktuar reagime të shumta në mbarë vendin.

Kryeministri i Shtetit të Bavarisë nga Partia Unioni Kristian-Social (CSU), Markus Söder, duke pohuar se kryqi përtej një simboli fetar është “vula kulturore” e shtetit të Bavarisë, kishte theksuar se “Kryqi nuk është një simbol që i përket një feje”. Politikanët opozitar i kishin bërë thirrje Södeer që të kthehet nga vendimi.

Shteti i Bavarisë edhe më parë ka sjellë detyrimin për vendosjen e kryqit në shkollat shtetërore dhe në sallat e gjykatave.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë dhe Kryetari i Përgjithshëm i CSU, Horst Seehofer, më parë ka deklaruar se “Islami nuk i përket Gjermanisë”, duke shkaktuar reagime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka kritikuar këtë deklaratë duke thënë se edhe muslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme