Bayern dhuron katër bileta për familjen shqiptare për ndeshjen në Champions me Besiktasin

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 16:57 | Nga

Në “Vodafone Arena” pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë, në mesin e tyre do të jetë edhe një i ri nga Kosova i sëmurë tash e një kohë, Edini.
Besiktas – Bayern Munich, ndeshja e kthimit në Champions League do të zhvillohet në “Vodafone Arena”, aty ku pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë.

Mesin e tyre do të jetë edhe një i sëmurë nga Kosova, Edini. Ai nuk do ta marrë rrugën nga Kosova, pasi tashmë që 7 muaj veçse gjendet në Stamboll.

Edini para 8 muajve është konstatuar me sëmundje të Leukemisë dhe qe 7 muaj është duke ndjekur disa terapi në Stamboll. Ai së bashku me familjen, do të zbresin në “Vodafone Arena” për ta përcjellë nga afër ndeshjen Besiktas – Bayern Munich, pasi Edini është tifoz i zjarrtë i Bavarezëve, njofton faqja “Bavarezët”.

Biletat për këtë ndeshje, Edinit të sëmurë ia ka siguruar klubi gjerman, me kërkesë të kryetarit të “Fan Clubit Bavarezët”, që i ka treguar rastin e shqiptarit nga Kosova dhe dësirës së zjarrtë për ta parë nga afër klubin e zemës.

Kryetari i “Fan Clubit Bavarezët” përmes një postimi në Facebook, tregon se sa shpejt ka marrë përgjigje pozitive nga klubi gjerman, transmeton Gazeta Express.

Postimi i plote…

Mia San Familie

Mia San Ekipi më i mirë në botë

Përshëndetje Bavarez,

Dua me nda me ju një tregim të mrekullueshëm për një rast të pikëlluar ku edhe njëherë secili nga ju duhet me u mburrë se pse jemi tifozë të FC Bayern München.

Siq e dini më datën 14. Mars Bayern München do te zhvillojë ndeshjën kthyese në kuadër të 1/16 e finalës në Stamboll kunder Beshiktashit. Në atë ndeshje shumë tifozë Bavarez do të jenë në Stadion edhe nga Kosova që do e shikojnë këtë ndeshje. Poashtu në Stadion do të jetë edhe një çun me emrin Edin.

Edini nuk do e merr rrugën nga Kosova, pasi që ai tashmë qe 7 muaj veqse gjendet në Stamboll, por jo me dëshirë të vet. Edini para 8 muajve është konstatuar me sëmundje të Leukemisë dhe qe 7 muaj është duke ndjekur disa terapi në Stamboll.

Babi i Edinit, ish koleg i imi i punës, më kontaktoj para disa ditëve dhe më pyeti se a ka ndonjë mundësi pë me i’a siguru një biletë Stadioni Edinit për të ndjekur këtë ndeshje pasiqë Edini ëshë tifoz i flaktë i Bayernit.

Unë natyrisht si kryetar i Fan Clubit Bavarezët menjëherë kontaktova përgjegjësit e FC Bayern München dhe i përshkrova gjendjen dhe dëshirën e flaktë të Edinit dhe më besoni se pas vetëm 10 ore mora konfirmimin se Edinit dhe familjës së tijë i janë siguruar 4 bileta nga ana e FC Bayern Münchenit për të përcjellur ndeshjen në Stamboll.

Biletat tani më janë në duart e Edinit i cili me padurim po e pret 14 Marsin.

Për mua personalisht kjo ishte një ndjenjë e papërshkrueshme pozitive të cilën ma dhurojë FC Bayerni im I dashurë, I cili edhe njëherë tregojë se është skuadra me zemrën më të madhe dhe humane. Më bënë të mburrem që jam tifozë i kësaj skuadre.

MIA SAN MIA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme