Bayern Munich do të jetë nikoqir i kampionit aktual Real Madridit sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes dy gjigantëve evropianë në Munich.
Zinedine Zidane ka vendosur të udhëtojë në Bavari me një skuadër të përbërë nga 24 lojtarë, në përpjekje për ta fituar titullin e tretë më radhë në garën më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Gazeta Express.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, më shumë gjasë do të luajë me formacionin 4-1-4-1, me James Rodriguez si playmaker dhe Robert Lewandowskin në sulm.
Gazeta spanjoll sugjeron se Zizou do të futet në këtë ndeshje me formacionin e tij tipik, me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman në vijë të sulmit në një skemë 4-4-2.
Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Munich.
Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:
Bayern Munich: Ulreich; Rafinha, Boateng, Hummels, Kimmich; Javi Martinez, Ribery, James, Muller, Robben; Lewandowski.
Real Madrid: Navas; Marcelo, Sergio Ramos, Varane, Carvajal; Isco, Kroos, Casemiro, Modric; Ronaldo, Benzema.