Bayern ia cakton çmimin Thiagos

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich ia ka caktuar çmimin Thiago Alcantaras, i cili dëshiron të largohet këtë verë dhe kërkohet me ngulm nga Liverpooli.

Gjiganti gjerman Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin spanjoll, Thiago Alcantara, për 30 milionë euro, sipas gazetës gjermane Sport Bild.

29-vjeçari e ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale me kampionin gjerman, dhe është përfolur shumë se ai mund t’i bashkohet Liverpoolit.

Thiagos i është ofruar marrëveshje e re në Bayern, por duket se ai ka vendosur ta ndërmarrë një sfidë të re larg Gjermanisë.

Duke qenë se verën e ardhshme Bayerni do ta humbiste pa asnjë qindarkë, drejtuesit dëshirojnë ta shesin atë tani.

Bayerni synon t’i fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij këtë verë.

Liverpooli është kubi i vetëm që ka shprehur interesim të madh për të deri tani.

Të ngjashme